Studio e tatuazhave ”Enotatto”, ka postuar në rrjetin e tyre në Instagram një krah të një femre, e cila ka bërë tatuazhë fytyrën e Presidentit, Hashim Thaçi.
Indeksonline ka arritur të kontaktoj me femrën që e ka bërë tatuazh presidentin e Kosovës.
Ajo është Suzana Tahiri. Arsyeja se pse e ka bërë këtë, ka qenë për surprizë për ditën e pavarësisë dhe për presidentin, Hashim Thaçi.
Tahiri ka paralajmëruar se do të ketë edhe befasi të tjera për ditën e pavarësisë, meqenëse tatuazhi tashmë iu bë publik.
“Meqenëse kjo tattu është bërë për të qenë surprizë për ditën e pavarësisë dhe president e Kosovës. Pasi e pashë që fotoja është publikuar sot, unë deklaroj se ajo tato më përket mua dhe do ta mbaj deri në fund të jetës, si dhe ia dedikoj njeriut, figurës së madhe të shtetit, shkëlqesia, Hashim Thaçi.” u shprehë ajo për Indeksonline.
Ajo ka treguar se për festën e pavarësisë do të bëj foto sesion me një kostum me ngjyrat e flamurit të Kosovës.
“Do të bëj foto sesion me një kostum me ngjyrat e flamurit të Kosovës, një kapele të dizajnuar në mënyrë të veçantë. Është një mesazh që pavarësinë që e gëzojmë ne, meritat i dedikohen presidentit, Hashim Thaçi.”, përfundoj ajo.