Një mbledhje e jashtëzakonshme nisi sonte në ora 22:00 në selinë qendrore të Partisë Demokratike të Kosovës.
Kjo mbledhje e paralajmëruar po vazhdon të mbahet.
Burimet brenda takimit bëjnë të ditur se Kryesia e PDK-së janë mbledhur sonte për shkak të disa emërimeve që do të bëhen brenda përbrenda partisë.
PDK është mbledhur sonte lidhur me çështjet partiake, e i pranishëm është edhe vetë kryetari i partisë, Kadri Veseli