Kjo del të jetë partia më e varfër sipas raportit të KQZ-së

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar raportet e paaudituara financiare të partive politike të vitit 2022. Në bazë të këtij raporti partia më e pasur është LVV me afro 2 milionë euro të hyra, shkruan Insajderi.

Ndërsa partia më e varfër del të jetë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e Ramush Haradinajt.

Kjo parti ka të hyra afro 280 mijë euro dhe shpenzime 220 mjë euro.

Partia në pushtet në krahasim me partitë e tjera ka të hyra dhe shpenzime shumë me të mëdha.

Kjo parti ka shpenzime mbi 1 milionë në bazë të raportit për vitin 2022. LVV-ja ka shpenzuar më së shumti për pagat dhe kompensimet e strukturave të saj. Shpenzimet për këtë kategori kapin shumë mbi 600 mijë euro.

Partia e dytë me e pasur është Partia Demokratike e Kosovës me cila ka mbi 660 mijë euro të hyra gjatë vitit 2022.

Kurse Lidhja Demokratike e Kosovës, ka mbi 500 mijë euro të hyra vjetore në vitin 2022.