Famullia e Shën Mihillit në Doblibarë kanë publikuar fotografi të reja, të siç kanë thënë ata pagëzimit të Sabit Gecit.
Postimit të publikuar dje, ku siç njoftuan ata Sabit Geci është konvertuar në katolik dhe me këtë rast e ka ndërruar emrin në Kastriot, ia kanë bashkangjitur edhe një foto nga pagëzimi i pretenduar i tyre, shkruan gazeta online Reporteri.net.
Në anën tjetër, ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sabit Geci ka mohuar kategorikisht se e ka ndërruar fenë dhe emrin.
Ai edhe mbrëmë ka mohuar se ka përqafuar fenë katolike.
Madje, Geci ka thënë se nuk mund të konvertohet në katolik e as në mysliman, pasi ai nuk beson në asnjërën prej këtyre feve.
“Unë nuk di si mund të konvertohem pasi unë nuk besoj. Unë kisha pas dëshirë të besojë një gjë e atëherë me shkua me u konvertua. Unë besoj vetëm në kulturën shqiptare, kjo është feja ime kësaj i besoj dhe vetëm kësaj do t’i drejtohem”, ka thënë Geci në Kanal 10.
Paraprakisht këtë lajm ai e kishte mohuar edhe gjatë ditës.
Për 28 Nëntor, Geci tha se e ka vizituar kishën në Llapushnik të Drenasit dhe një xhami në Podujevë, imamin e së cilës tha se e ka mik.
Ai madje ka thënë se ka kontaktuar edhe me faqen në fjalë që ka publikuar lajmin, por megjithatë postimi ende nuk është fshirë. /Reporteri.net/