Kompania kineze e specializuar për vaksina, “CanSino Biologics” e ka marrë patentën nga Pekini për vaksinën e saj ndaj COVID-19, Ad5-nCOV, kanë raportuar mediat në këtë shtet, duke iu referuar dokumenteve të rregullatorit të këtij shteti.
Është kjo patenta e parë për vaksinën ndaj COVID-19 që i jepet Kinës, ka raportuar gazeta shtetërore kineze, “People’s Daily”, transmeton Reuters.
Arabia Saudite kishte bërë të ditur gjatë këtij muaji se planifikon ta nisë fazën e tretë të testimeve klinike për vaksinën e CanSinos. Nga “CanSino” është bërë po ashtu e ditur se është në negociata me Rusinë, Brazilin e Kilin për të nisur fazën e tretë të testimeve në ato shtete.