Futbollistët kinezë do të duhet t’i nënshtrohen procesit të dhimbshëm të heqjes së tatuazheve. Nëse se bëjnë këtë, ata rrezikojnë të mos pranohen nga ekipi kombëtar.
Direktiva që ndalon tatuazhet për lojtarët është për të ‘bërë një shembull të mirë për shoqërinë, thuhet në njoftimin e Administratës së Përgjithshme të Sportit
Më parë Kina u kishte ndaluar ekipit të femrave në futboll që të luanin më flokë të ngjyrosura. Zhang Linpeng i Guangzhou FC është një nga futbollistët më të njohur kinez dhe që ka disa tatuazhe.
Nëse ai do që të vazhdojë të luaj për Kinën, i duhet medeomos heqja e tatuazheve.