Kimete Berisha: Nekrofilia e Presidentit Hashim Thaçi

Pse Ti nuk e parandalove vetëvrasjen e ish zyrtarit tënd, gazetarit të urtë H.S. mbasi ti ishe shef i tij dhe mbasi si shef dhe si Kryeministër ke mundur ta ‘urdhërosh’ mos me mbyt veten, mbasi sipas teje paska mundësi m’i ndalu njerëzit mos me mbyt veten.

Edhe puna dhe presioni në punë janë shkaqet kryesore që i çojnë njerëzit në vetëvrasje.

Ashtu siç është shkak i vetëvrasjes edhe të jetuarit në një familje të paqëndrueshme dhe depresive.

Nuk e parandalon, sepse askush nuk mund ta ruaj askend nga vetvetja.

Aq më tepër se dikush as nuk jep shenja depresioni, as nuk i shpreh ndjenjat, e as nuk lyp ndihmë.

Kushdo që ka vendosur të ‘shpëtoj’ nga jeta, nuk lyp ndihmë.

Bëjnë vetëvrasje fëmijët (edhe nën moshën 10 vjeçare), asnjë moshë nuk është imune ndaj mendimeve dhe veprimeve vetëvrasëse, vetëvriten pleqtë, që s’ta merr mendja hiç, bile më së shumti vetëvriten pleqtë dhe vetëvrasja asnjëherë nuk është politike.

Prandaj, ta politizosh vdekjen e një fëmiu është krimi më i madh që mund të mendohet, aq më tepër kur ke fëmijë edhe vetë, e nuk i dihet jetës dhe fatit që me neve ‘rrin e qesh’.

E Kadri Veseli dersa flet si nekrofili para kapellës, pse nuk e pyet një anëtar të PDK-sē, pse gruaja e tij ka bërë vetëvrasje.

A e ka mbajtur ai gruan në ‘burg shtëpiak’, apo qe, as ai s’ka mundur ta ndal gruan e tij ta vrasë veten.

Sepse, nuk ke se si e ndalon njeriun të ‘vetëvritet’.

Ndoshta e parandalon herën e parë, por jo edhe herën e dytë.

Unë nuk ua them pse, por dua të pyes: a merret vendimi për vetëvrasje ‘aty për aty’ apo vendimi për vetëvrasje kalon nëpër një proces.

A lind ideja ‘nga hiçi’ për ta vrarë veten ‘aty për aty’, apo njëherë lind mendimi, zhvillohet mendimi dhe pastaj të çon te vendimi.

Kur e dimë se 90% e vetëvrasjeve janë pasojë e depresionit, e depresioni nuk krijohet për një ditë.

Nuk mund të hysh në konvikt i shëndoshë e pa u bë 24 orë të dalësh i vetëvrarë nga trishtimi.

Sepse dëshpërimi nuk kishte kohë të mjaftueshme të rritej aq shpejt dhe aq shumë.

Kur e humb njeriun që do, e humb edhe shpirtin. Prindi i djalit të vdekur, ka të drejtë të mërzitet kaq shumë, sa ta shpall edhe fajtorin, ende pa u gjykuar.

Por jo politika. Politika nuk ka të drejtë të përfitojë nga vdekja e askujt.

Sepse vdekja është e ‘papërdorshme’, nuk është fitimprurëse qysh kujton Presidenti, nga vdekja vjen vetëm vdekja, nuk lind jeta, nuk të shtohet ymri duke u ushqyer me vdekje të ‘huaja’ që gjithmonë janë të dhimbshme.

Sepse, z.Veseli, vdekja nuk ‘konsumohet’.

Siç e di, vdekja është fundi i jetës së një njeriu.

Dhe i vdekuri më nuk çohet, edhe këtë e di….përtej fundit, nuk ka ku shkon, si mund të shërbehesh me vdekjen për ta ngjallë PDK-në.

Ju jeni mësuar të shërbeheni me dëshmorët e luftës, dhe keni ekzistuar ekskluzivisht duke u bazuar në gjak dhe në vdekje.

Nuk ju dëgjuam kurrë duke u bazuar në jetë dhe në të ardhmen pa gjak.

Zakonisht familjarët gjithmonë ndjehen fajtor kur u ndodh një vetëvrasje në familje.

Pse nuk e ndala?

Pse nuk isha më i kujdesshëm?

Pse ashtu? Pse kështu?

Mezi s’presin ta ndëshkojnë veten me faj të përjetshëm.

Rruga më e lehtë është ta fajësosh politikën për kushtet në konvikt, aty ku të karantinuarit hanë, pinë, rrinë, shoqërohen, këndojnë, luajnë dhe argëtohen sepse e dinë se nuk janë në burg, dhe e dinë se shpejt do të dalin prej aty.

Në fillim të pandemisë, ekspertët na paralajmëruan se për shkak të ngujimit, për shkak të humbjes së familjarëve, për shkak të ndjenjës së pafuqisë dhe të parrugëdaljes, për shkak humbjes së vendit të punës dhe varfërimit, do të rritet numri i vetëvrasjeve.

Një vajzë angleze në fillim të karantinimit, e mbyti veten, tha: ‘nuk duroj dot’.

Nuk e fajësoi kush Boris Johnsonin sepse edhe ai vetë u detyrua të vetëizolohet.

Hiç më larg se dje, në një moment e kam ‘lakmu’ vdekjen.

Dhe për çka m’u ngushtu shpirti aq shumë, për pak send m’u ngushtu shpirti, veç pse në këtë izolim m’u prish edhe makina e rrobalajrjes.

Pra, nganjëherë për pak gjë thua ‘më mirë mos me qenë hiç’.

Ne çdo ditë i dëgjojmë njerëzit duke thënë ‘S’kish pas gjë prej kësaj dynjaje’ por nuk na shkon mendja t’i ‘shpëtojmë’ nga vetmohimi dhe trishtimi, sepse edhe vetë nganjëherë (e dikush shpeshherë) mendojmë njësoj si ata.

Kush ka kulturë leximi apo kush ka kulturë fetare e di mirë se gjithkujt nganjëherë i ngushtohet shpirti dhe gjithkush lufton me vetveten për mbijetesë.

Më shumë na del punë duke e marrë veten me të mirë sesa të tjerët, sepse njeriu më së shumti ka ‘konflikte’ me vetveten.

Mos me pas konflikte ‘Unë dhe Vetja Ime’, e gjithë bota do të ishim të lumtur dhe të qetë.

Njeriu nuk ja fal vetes dështimin. Krejt me ta falë, vetes nuk ia fal. E dështimi mund të jetë për shembull ‘dëshira e parealizuar’ të bëhesh Isidora Dunkan.

Ose, dëshira e ‘humbur’ që të mos plakesh duke kërkuar një vend pune, siç ndodh në Kosovën ‘tuaj’, në Kosovën e krimit të organizuar dhe të nëntokës.

Neve na mjafton ‘lufta e brendshme’ dhe kundërthënëse, për ta shkatërruar veten, për çdo ditë nga pak.

Ai tjetri që vjen me na ‘mbyt’ ai veç i jep ‘vulë’ fundit tonë dhe e merr përsipër fajin.

Kur i lexoj nekrofilët e PDK-së dhe Presidentin, duke u shërbyer me gjakun e djaloshit të vdekur, si me limonadë, rrënqethem dhe them më mirë i vdekur sesa ‘nekrofil’ që ushqehet me vdekjen.

A ka gjë më tragjike sesa të jesh aq fukara politikisht, sa që të ushqehesh me vdekjen për të mbetur gjallë!

S’ka.

Unë për vete nuk e kam ditur se si shoqëri jemi kaq të palexuar dhe kaq banal.

P.S. E nëse për inate e rivalitete politike e krahasoni vdekjen e të riut nga Gjilani me vdekjen e Astrit Deharit atëherë mos e quani ‘vetëvrasje’, sepse Astrit Dehari dyshohet se ‘u vra’.

Gjejeni të vërtetën. Thonë se ‘E vërteta të çliron