Kiksi e kontakton viktimën e “270 mijë euroshit”, s’pranon të flasë “për shumë shkaqe” (VIDEO)

Ka disa javë që Kiksi ka kërkuar të bie në kontakt me viktimën A. H, i cili kishte rënë në lajthitje nga katër persona, të cilët “ia shitën” pronat e komunës, për rreth 300 mijë euro.

Meqenëse personi që është mashtruar jeton në Gjermani, e kemi pasur të pamundur ta takojmë, ani pse Kiksi ia di vendbanimin atij në vendin e tij të lindjes, pra në Klinë, raporton Kiks Kosova.

Emisioni e gjeti kontaktin e tij, edhe atë të Kosovës e edhe atë të Gjermanisë.

Kiksi vazhdoi të kontaktojë viktimën, në mënyrë që të marrim edhe rrëfimin e tij për krejt atë çfarë i kishte ndodhur. Mirëpo, A.H. kishte arsyet e tij pse po e refuzonte thirrjen tonë.