Prokuroria Themelore e Pejës, Departamenti i Përgjithshëm, ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit F.G., për shkak të veprës penale “Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare”.
“I pandehuri F.G, sipas aktakuzës, me datë 3 tetor të këtij viti, rreth orës 10:03, në fshatin Gllarevë të komunës se Klinës, fillimisht ishte ndaluar nga Policia e Kosovës, e cila ishte në pikë kontrolli në fshatin e lartcekur, ku të pandehurit i shqiptohet gjoba për kundërvajtje, dhe i kërkohet nga zyrtarët policor t’ia vendosë targën automjetit, i njëjtit fillon t’i fyej zyrtarët policor H.D., I.A., E.M., dhe D.M, derisa në një moment kanos seriozisht zyrtarin policor H.D. të cilit i drejtohet me fjalët “Ki me ma pa sherrin se nuk e kam përfunduar me ty”, thuhet në një komunikatë për media.
Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes se aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që i pandehuri të shpallet fajtor dhe të dënohen sipas ligjit për veprat penale të cila i vihen në barrë