KH Dukagjini gjendet në krizë financiare dhe afer shuarjes.
Për plot 3 vite qe nga themelimi, klubi jonë është ndihmuar nga Komuna e Klinës me 3.000 euro ani pse janë premtuar njeherë 3.000 euro e njeherë 5.000.
Si pasojë e kësaj klubi nuk po mundet qe të mbulojë as shpenzimet minimale për përgatitjen për sezonin e ri e lere më të blejë paisje të reja sportive apo tu jap paga lojtarëve.
Ftojmë Komunën e Klinës,Drejtoratin për Kulturë,Rini dhe Sport dhe të gjitha bizneset e Klines që kanë mundësi të ndihmojnë klubin e qytetit qe sadopak ta zbusin ketë krizë,te pakten ta fillojme ketë sezone në Superligë,gjë qe duket e paarritshme për momentin.
/Kina info