KFORI-i Italian dhuron mjete mbrojtëse për personelin e Spitalit të Përgjithshëm në Pejë!
Si shumë herë të tjera edhe kësaj radhe Spitali i Përgjithshëm në Pejë ka pranuar një donacion nga KFOR-i Italian me mjete mbrojtëse për Personelin tonë.
në këtë donacion janë 3000 dorëza, 30 dezinfektues, 900 maska kirurgjikale, 85 maska ffp 2/3, 50 syze mbrojtëse, 50 uniforma mbrojtëse, 50 mbulesa për çorape, 50 mbrojtëse të fytyrës dhe 5 termometra infrakuq.
Në emër të Spitalit të Përgjithshëm në Pejë donacionin e pranojë Drejtoresha e Infermierisë znj. Hidajete Krasniqi e cila theksoi se KFOR-in Italian që nga paslufta e kemi afër me donacione dhe në mbështetje të punës që bëhet në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë.