KFOR VIZITON KOMUNËN, DISKUTOHET PËR GJENDJEN E ZONAVE TË ZJARREVE

Drejtori i Shërbimeve Publike, z. Qëndim Millaku, ka pritur sot në takim përfaqësuesin e KFOR-it LMT 16, OR9 Rinaldi Nuncio, për të diskutuar lidhur me gjendjen e zjarreve në komunën e Klinës, rastet me të cilat u ballafaquam pak ditë më parë për shkak të temperaturave të larta.

KFOR shprehu gatishmërinë e tij për të vazhduar bashkëpunimin e ndërsjellë lidhur me intervenimet e përbashkëta eventuale në territorin e komunës së Klinës.

Gjithashtu edhe drejtori i Shërbimeve Publike, z. Millaku, shprehu falënderimin dhe mirënjohjen për mbështetjen që i ka dhënë komunës sonë vazhdimisht KFOR në fusha dhe forma të ndryshme.