Pak minuta pasi kryeministri Albin Kurti ka përfunduar konferencën e tij ku ka alarmuar se në Serbi po përgatiten sulme të reja kundër Kosovës, misioni i KFOR-it në Kosovë ka publikuar fotografi të ushtarëve amerikanë duke patrulluar në afërsi të Lepsoaviqit.
Këto janë patrullime të sigurisë të bëra nga amerikanët që janë në kuadër të Komandës Rajonale Lindore të KFOR-it,.
KFOR tutje ka theksuar se është e fokusuar plotësisht në implementimin ditor të mandatit të saj bazuar në Rezolutën 1244 për të ofruar një ambient të qetë dhe të sigurt për të gjithë ata që jetojnë në Kosovë.
“Ushtarët amerikanë të caktuar në Komandën Rajonale të KFOR-it në Lindje (RC-E) kryen një patrullë sigurie në afërsi të Leposaviqit.KFOR-i është plotësisht i fokusuar në zbatimin e përditshëm të mandatit të tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të ofruar një mjedis të sigurt dhe të sigurt për të gjitha komunitetet që jetojnë në #Kosovë dhe lirinë e lëvizjes”, ka shkruar KFOR./GazteaExpress/