KFOR me stërvitje ushtarake në Klinë, Komuna del me njoftim me rëndësi për qyterarët

Komuna e Klinës njofton se të mërkurën, më 27 nëntor 2024, njësitë e KFOR-it do të zhvilloj një stërvitje ushtarake në komunën e Klinës, përafërsisht nga ora 10:00 deri në 12:00.

Stërvitja do të përfshijë evakuimin e personelit të LMT-së nga zyra e saj në terren, e vendosur në komunën tonë. Për të lehtësuar këtë stërvitje, rruga përpara ndërtesës do të mbyllet për një periudhë të shkurtër kohe, për të mundësuar kalimin e mjeteve taktike ushtarake.

Ju falënderojmë për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin tuaj të plotë dhe ju sigurojmë se çdo masë është marrë për të minimizuar shqetësimet.

Me respekt,
Komanda e KFOR-it, LMT K16″, thuhet në njoftim.