KFOR: Kontingjenti italian merr urime nga fëmijët e shkollave italiane

Peja, 21 dhjetor 2021

Me rastin e festave të ardhshme të Krishtlindjeve 2021, kontingjenti italian në Kosovë i angazhuar në misionin e NATO-s të quajtur “Joint Enterprise”, aktualisht me bazë në Regjimentin e 185-të të Artilerisë së Parashutistëve “Folgore”, ka pranuar vizatime dhe letra të shumta të dërguara nga nxënës të shkollave fillore dhe foshnjore te Lazio, Umbria dhe Toscana.

Urimet e lartpërmendura, të cilat mbërritën në Kosovë me avionë të Forcave Ajrore, u krijuan përkatësisht nga 5/A e shkolles fillore “G. Michelucci e Institutit Gjithëpërfshirës “A. Frank – Carradori” ne Pistoia, nga 1 / A dhe 3 / A e shkollës fillore “Papillo” Institutit Gjithëpërfshirës “G. Pallavicini” në Romë dhe kopshti “Pian di Porto di Todi” në provincën e Perugia.

I bambini delle scuole interessate, di età dai 3 ai 10 anni, sotto la guida dei loro insegnanti, hanno manifestato il loro affetto e la stima ai nostri militari impegnati all’estero in missione di pace, attraverso i propri disegni, le proprie poesie e letterine.
Fëmijët e ketyre shkollave, te moshes 3 deri në 10 vjeç, nën drejtimin e mësuesve të tyre, shprehën përmes vizatimeve, poezive dhe letrave të tyre dashurinë dhe vlerësimin për ushtarët tanë të angazhuar jashtë vendit në misione paqeje.

Në shenjë falënderimi për artistët e vegjël dhe per te ndare kete gje me ushtaret e kontingjenteve të huaja që përbëjnë forcën RC-W, ushtarët italianë në Kosovë, që i përkasin Ushtrisë, Marinës, Forcave Ajrore dhe Karabinierëve, efektivë në Komanden Rajonale Perëndimore (RC-W) te Kforit, organizuan një ekspozitë specifike në bazën e tyre të quajtur “Villaggio Italia”.

Forcat e Armatosura Italiane janë një burim ne dispozicion të vendit, gjithmonë të gatshëm për të vepruar shpejt, me efikasitet dhe profesionalizëm në çdo kontekst, si jashtë ashtu edhe brenda vendit. Urimet më të mira nga kontingjenti italian i misionit RC-W KFOR për të gjithë qytetarët italianë.
#UnaForzaperilPaese