Shkolla Fillore “Zgjimi” në fshatin Gremnik të Klinës sot ka marrë premtim nga KFOR-i slloven për rregullimin e Fushës se Futbollit, Basketbollit, dhe Volejbollit përfshirë dhe pajisjet përcjellëse.
Këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në FB drejtori i shkollës, Avdi Gashi, i cili ka falënderuar edhe KFOR-in slloven.
“Sot në SH.F.M.U ” ZGJIMI” – Gremnik, zyrtarisht morëm premtimin nga KFORI Slloven për rregullimin e Fushës se Futbollit, Basketbollit, dhe Volejbollit përfshirë dhe pajisjet përcjellëse.
Përzemërsishtë e falenderojmë KFORIN Slloven për ndihmën dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm me shkollën tonë”, ka shkruar Gashi.