KFOR-i ITALIAN DHURON PAJISJE SPORTIVE klubit të hendbollit të femrave “Dukagjini”

Në sallën e sporteve “Adem Jashari”, dje, KFOR-i Italian i dhuroi klubit të hendbollit të femrave “Dukagjini”, fanella dhe pajisje të tjera sportive.

E pranishme në ceremoninë e dhurimit të pajisjeve ishte edhe nënkryetarja e komunës, znj. Marqe Tanushi Selmanaj.

Në shenjë falënderimi, Klubi sportiv “Dukagjini” ndau mirënjohje për KFOR-in Italian përmes përfaqësuesit të tyre.

Nënkryetarja Selmanaj u shpreh që komuna e Klinës gjithmonë është falënderuese për mbështetjen dhe donacionet në fusha të ndryshme, si arsim, shëndetësi, sport, etj.