Edhe zyrtarisht KFF Shqiponja, ka marrë konfirmimin për licencimin e klubit pranë Ministrisë për Kulturë , Rini dhe Sport .
Klubi ka përmbushur të gjitha kriteret e përcaktuara nga MKRS , duke marrë dritën jeshile për zbatimin e ligjit të sponsorizimit në fuqi.
Ky është njoftimi i klubit në FB:
Nga tani e tutje klubi ynë mund të realizojë sponsorizimin në bazë të ligjit ku të gjitha bizneset që dëshirojnë të investojnë në sport 30 % të fitimit në tatim , mund të ndajnë për klubin e futbollit të femrave Shqiponja . Ne ftojmë të gjitha bizneset në Komunën tonë dhe jashtë saj që të shfrytëzojnë ligjin e sponsorizimit dhe të përkrahet klubi ynë .
Po ashtu biznesi juaj do të reklamohet edhe në hapsirat reklamuese të klubit , në ndeshje zyrtare , në rrjetet sociale etj .
Bizneset të cilat janë të interesuara për të na u bashkuar mund të na kontaktojnë në :
???? 049342549
???? [email protected]
Bashkë me ju është e mundur !
Me respekt
KFF Shqiponja – Malishevë