KF Dukagjini të hënën lojë miqësore me Kf Trepça 89

Më 15 korrik (e hënë) KF Dukagjini pret në një lojë miqësore KF Trepçën 89.

Loja nis në orë 18:00 në Stadiumin “18 Qershori” në qytetin e Klinës.

Kujtojmë që ekipi klinas javët e fundit ka bërë një sërë ndryshimesh.