Klubi futbollistik Dukagjini është përforcuar me shërbimet e sulmuesit Elan Raci.
Raci ka vendosur të kthehet në Kosovë pas një aventure në Zvicër, ndërsa do të jetë nën dispozicionin e Ismet Munishit për pjesën e mbetur të sezonit.
21-vjeçari tashmë i është bashkuar skuadrës kosovare që po kryen fazën përgatitore në Turqi.
“𝐄𝐥𝐚𝐧 𝐑𝐚𝐜𝐢 𝐢 𝐛𝐚𝐬𝐡𝐤𝐨𝐡𝐞𝐭 𝐟𝐚𝐦𝐢𝐥𝐣𝐞𝐬 𝐭𝐨𝐧ë
Kemi kënaqësinë t’ju njoftojmë për marrëveshjen e arritur me sulmuesin e ri, Elan Raci.
21-vjeçari ka vendosur që të vazhdojë karrierën në atdhe, pas disa aventurave në Zvicër.
Elani së fundi ishte pjesë e të rinjve të Neuchâtel Xamax FCS.
Ai është bashkë me pjesën tjetër të ekipit në fazën përgatitore në Turqi dhe është gati të japë kontributin e tij për arritjen e objektivave.”, njofton ndër të tjera Dukagjini.