KF Dukagjini njofton se nesër, më 6 prill 2025, zhvillohet ndeshja e javës së 27-të në kuadër të kampionatit të AlbiMall Superligës së Kosovës.
Skuadra KF Dukagjini do të jetë nikoqire e KF Llapit në stadiumin “18 Qershori” në Klinë.
Detajet e ndeshjes:
• Kampionati: AlbiMall Superliga e Kosovës
• Java: 27
• Data: E diel, 06 prill 2025
• Ora: 15:00
• Vendi: Stadiumi “18 Qershori”, Klinë
Të ftuar janë të gjithë sportdashësit dhe mbështetësit e klubit që të jenë të pranishëm dhe të përcjellin nga afër këtë përballje.