Klubi KF Dukagjini mëngjesin sotëm ka arritur ne shtetin e Turqisë, me saktësisht ne Antalia. Atje djemtë e Dukagjinit do të qëndrojnë për katërmbëdhjetë ditë, për të vazhduar fazën përgatitore, ndërkohë që janë akomoduar ne hotelin “The Sense de Luxe”.
Ndërkaq sot pasdite skuadra e ka zhvilluar edhe seancën e parë stërvitore nën urdhërat e kryetrajnerit z.Armend Dallkut ne kushte optimale.
Gjatë kësaj kohë sa do të qëndrojnë ne Antalia, klubi do të zhvilloj edhe disa ndeshje miqësore për te cilat do të njoftoheni ne faqet tona zyrtare ne rrjetet sociale.