KF Dukagjini ka ndarë rrugët me 12 futbollistë, ja kush janë ata

KF Dukagjini njofton se me marrëveshje të dyanshme ka ndarë rrugët me këta futbollistë: Kenan Haxhihamza, Ardin Dallku, Blerind Morina, Bujar Shabani, Redon Syla, Gentrit Salihu, Iran Junior, Dren Feka, Osman Mëziu, Amsal Krasniqi, Paulo Victor dhe Pascal Chidi Bolu.

“Klubi falënderon të gjithë për kontributin e dhënë gjatë kohës sa ishin pjesë e familjes sonë dhe u dëshiron suksese në vazhdim të karrierës”, thuhet në njoftimin e klubit klinas.