Futbollisti nga Guinea, Moriba, është sulmues dhe vjen nga futbolli turk, ku ishte aktivizuar te grup-moshat e Denizlispor U19.
Tokpa Lamah tashmë është bërë pjesë e KF Dukagjinit.
I lindur më 30 dhjetor 2000, njëzetvjeçari ka arritur që në vitin 2020 në kampionatin e grup-moshave U19 t’i realizojë nëntë gola në njëzetekatër paraqitje.
“Mirë se vjen Lamah dhe shumë suksese me fanelën e klubit tonë”, shkruan KF Dukagjini në FB.