Sot janë zhvilluar ndeshjet e javës së shtatë në kuadër të grupit A NË Ligën e Parë të futbollit.
Dukagjini është rikthyer te fitoret, derisa e ka mposhtur në shtëpi minimalisht A&N, me një gol të shënuar në minutën e 42-të të takimit nga Erblind Mulaj.
A&N ka humbur një penalti si dhe kishte një rast shumë të volitshëm për golë, por ishte shtylla shpëtimtar i Dukagjinit.
Me këtë fitore Dukagjini pas shtatë ndeshjeve ka mbledhur 11 pikë dhe gjendet në vendin e 4 me vetëm 2 pikë me pak se lideri, KF Malisheva./Klina.