KF Dukagjini gati për sfidën ndaj FC Malishevës

KF Dukagjini do të zbresë sërish në fushë këtë të diel, ku në kuadër të javës së 23-të të AlbiMall Superligës do të përballet me FC Malishevën.

Ndeshja do të zhvillohet më 9 mars 2025, duke filluar nga ora 14:00, në stadiumin “18 Qershori” në Klinë.

Skuadra nga Klina synon të sigurojë tri pikët e radhës para tifozëve të saj, duke vazhduar garën për objektivat e kampionatit.

Nga ana tjetër, FC Malisheva vjen me ambicie të mëdha për të dalë me rezultat pozitiv nga kjo sfidë.

Të dyja skuadrat janë të përgatitura për një ndeshje të fortë dhe emocionuese, ndërsa pritet një mbështetje e madhe nga tifozët vendas.