KF Dukagjini dhe KF Llapi përballen të dielen në Klinë

Këtë të diel zhvillohet ndeshja e futbollit mes ekipit KF Dukagjini dhe KF Llapi.

Loja do zhvillohet në stadiumin “18 qershori” në Klinë, këtë të diel në ora 13:00, transmeton Klina.info.

Njoftimi i plotë i KF Dukagjini:

Të dashur tifozë, të dielën na pret një tjetër sfidë në shtëpinë tonë dhe përballë do të kemi Llapin.

Si gjithmonë, prania juaj është e rëndësishme për ne. Përkrahja e juaj është ajo që na shtyn përpara, duke na dhënë forcë dhe motiv shtesë.

Andaj, të dielën arsye për mungesë nuk ka. Le të jemi sërish të gjithë bashkë për Dukagjinin.

Përpara DUKAGJINI 🤍💚

#bashkëpërdukagjinin #forcadukagjini