Kjo është bërë e ditur përmes faqes zyrtare të klubit ku edhe janë postuar disa foto të autobusit, ku shihet një dizajn i bukur dhe unik.
“Klubi futbollistik Dukagjini, nga tani edhe zyrtarisht bëhet me autobusin e saj te personalizuar!”
“Ne vazhdën e organizimit për te krijuar kushte sa ma te mirë për futbollistët dhe shtabin teknik nga tani është siguruar edhe autobusi zyrtare i klubit, i personalizuar me logon dhe mbishkrimin “Dukagjini & Hithat”.Për një rrugë të mbarë dhe shumë udhëtime”, thuhet në njoftimin e klubit.
Klinasit do t’ia bëjnë nesër “sefte” busit të ri, pasi udhëtojnë drejt kryeqytetit për tu përballur me Prishtinën në ndeshjen hapëse të xhiros së 14-të të Superligës