Nesër nga ora 17:45 zhvillohet finalja e Kupës së Kosovës në futboll.
Ballkani dhe Prishtina do të tentojnë trofeun dhe njëherit një vend në parakualifikime të Europa League.
Kjo ndeshje me rëndësi të dyfishtë do të drejtohet nga gjyqtari me stemën e FIFA-s, Genc Nuza.
Ai do të asistohet nga Fatlum Berisha dhe Edmond Zeqiri.
Gjyqtari i katërt do të jetë Bujar Selimaj ndërsa pas portave Besfort Kasumi dhe Visar Kastrati