Këto janë ushqimet që zvogëlojnë rrezikun nga kanceri i zorrës së trashë

Dieta e pasur me perime, drithëra dhe bizele, mund ta zvogëlojë rrezikun e zhvillimit të kancerit të zorrëve te meshkujt me më shumë se një të pestën, sipas një studimi të gjerë amerikan.

href='https://www.facebook.com/profile.php?id=61568261806507&mibextid=ZbWKwL'>

Kanceri kolorektal është formacion tumoral me qeliza atipike që ritet në murin e zorrës së trashë, dhe duke u zhvilluar prek gradualisht të gjithë murin e saj, duke u përhapur lokalisht dhe në distancë në organe të tjera të trupit.

Studimi, në të cilin janë përfshirë 79.950 meshkuj (dhe 93.475 femra) në Shtetet e Bashkuara, zbuloi se ata që hanin ushqime më të shëndetshme me bazë bimore kishin një rrezik më të ulët prej 22% për zhvillimin e kancerit të zorrës së trashë (kolorektal), në krahasim me ata që hanin më pak ushqime të tilla.

“Kanceri kolorektal është kanceri i tretë më i shpeshtë në mbarë botën dhe rreziku i zhvillimit të kancerit kolorektal gjatë gjithë jetës, është një në 23 për meshkujt dhe një në 25 për femrat”, ka thënë autori i studimit, Jihye Kim, nga Universiteti Kyung Hee në Korenë e Jugut, citon The Guardian.

Siç shpjegojnë dietologët, marrja e disa ushqimeve mund ta zvogëlojë rrezikun e kancerit të zorrës së trashë, këto janë: fasulet, bishtajoret, frutat e malit, frutat arrore, karotat, spinaqi dhe brokoli.