KËTO JANË TETË PLANET E ALBIN KURTIT PËR DIASPORËN

Në planin qeverisës të Kryeministrit të vendit, Albin Kurtit, janë përfshirë disa fusha të ndryshme si prioritet gjatë kësaj qeverie, shkruan Insajderi.

Koalicioni qeverisës VV-LDK, do të interesohet edhe për diasporën. Në dokumentin zyrtar, kjo fushë ka tetë pika.

Disa prej premtimeve në këtë fushë janë vendimmarrja e diasporës në Kosovës, mundësitë më të mira për votim, zhvillimi i komunikimit institucional mes diasporës dhe Kosovës, lehtësimi në udhëtime, mbështetja e investimeve, mësimi plotësues në gjuhën shqipe, etj.