Qeveria e Kosovës, të mërkurën pritet të marrë vendim për masat e reja kundër virusit COVID-19.
Gazeta inFokus ju sjell dokumentin me të gjitha masat të cilat pritet të hyjnë në fuqi në momentin që nënshkruhen nga kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti.
Ndërsa të mërkurën është paralajmëruar një konferencë për media e kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti dhe ministrit të shëndetësisë, Armend Zemajt, për të treguar se kur do të hyjnë në fuqi këto masa.