Këto janë të gjitha kushtet që duhet t’i plotësojnë klinikat private për të kryer teste për koronavirus

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka nënshkruar dy udhëzime administrative, të cilat krijojnë mundësi ligjore për ofrimin e testimit për koronavirus edhe në institucionet shëndetësore private, krahas atyre publike, shkruan Gazeta Sinjali.

Këto udhëzime përcaktojnë llojin e institucioneve që mund të ofrojnë një shërbim të tillë dhe kushtet që ato duhet t’i ofrojnë ato.

Laboratoret mjeksëore të Mikrobiologjisë Klinike për të kryer testin për koronavirus përveç kushteve të përgjithshme të përcaktuar më këtë udhëzim, duhet t’i plotësojnë edhe disa të tjera.

1.1 Kabinet të biosigurisë të nivelit 2 (që mbron personelin, shumica dhe ambientin):

1.2 PCR kapen (PCR hood)

1.3 Real time PCR instrumentin(ose në rast të kryerjes së PCR konvencial termociklerin, sistemin për gel elektroforezë, apart për dokumentim të produktit;

1.4 Imunoanalizatori, ose ELISA (shpërlarësi, lexuesi) ose mikroskopi imunofluroshentë; 

1.5 Centrifugë për epruveta 1.5 / 2 ml si dhe për pllaka me 96 gropëza:

1.6 Mini-centrifugë:

1.7 Vorteks:

1.8 Termomikser:

1.9 Pipeta të madhësive të ndryshme

1.10  Frigorifer laboratorik

1.11 Maja (zgjatime) të pipetave sterile dhe me filtër të madhësive të ndryshme

1.12 Kontratën për asgjesim të mbetjeve infektive

Përveç këtyre, Laboratori Mjekësor i Mikrobiologjisë klinike duhet t’i ketë edhe disa hapësira të veçanta të cilat janë përshkruan në udhëzim administrativ.


Testet serologjikë, sipas këtij udhëzimi, mund t’i kryehen edhe në Ambulancën Specialistike të Alergologjisë me Imunologji Klinike, Laboratorin Mjekësor Biokimik-Hematologjik dhe Laboratorin në Mjekësor i Mikrobiologjisë Klinike. Të gjitha këto klinika duhet të jenë të licensuara.