Sonte me fillim nga ora 21:00 rikthehen emocionet e Ligës së Kampionëve, me dy përballje mjaftë interesante, në kryeqytetin e Francës dhe të Portugalisë, fillojnë ndeshjet me eleminim direkt.
PSG do të jetë nikoqire e Real Madrid, dhe Man City udhëton për në Lisbonë, aty ku do të takohet me Sportingun.
Njëra nga websitet më të mëdha për parashikime ‘Five Thirty Eight’ ka zbuluar listën e 10-të skuadrave që kanë më së shumti gjasa për të fituar trofeun e Ligës së Kampionëve.
Në vendin e tetë, nëntë dhe 10-të janë Atletiko Madrid, Villarreal dhe Inter, mundësia fitimit të Ligës së Kampionëve është 2%.
Në vendin e gjashtë dhe shtatë janë PSG dhe Real Madrid, me vetëm 4% mundësi për të fituar Ligën e Kampionëve këtë vit.
Në vendin e pestë është kampioni aktual i evropës, Chelsea me 10% mundësi për të fituar dy herë radhazi trofeun më të vlefshëm për klube.
Në vendin e katërt janë djelmoshat e Erik Ten Hag, falë super ndeshjeve të bëra në fazën e grupeve me Sebastian Haller në krye të sulmit, holandezët kanë gjasa 13% për të triumfuar në fund të turneut.
Skuadra më e trofeshme në histori të futbollit anglez në Ligën e Kampionëve pozicionohet në vendin e katërt, me 14% mundësi për ta fituar trofeun e shtatë në histori të Ligës së Kampionëve.
Në vendin e dytë janë bavarezët, Bayern Munich parashikohet të jenë skuadra e dytë më e fuqishme, e cila vlerësohet me 20% për të fituar kompeticionin më të madh evropian.
Në vendin e parë është finalisti i vitit të kaluar, Manchester City e cila po kalon në një super formë, qytetarët janë skuadra me përqindjen më të lartë për të fituar trofeun e parë evropian në histori të klubit me 25%.