Vala e pestë e koronavirusit dhe intensiteti i lartë i rasteve të reja me COVID-19, ka shtyrë autoritetet zvicerane që të shtrëngojnë masat kundër koronavirusit, duke rikthyer sërish punën nga shtëpia.
Qeveria Federale e Zvicrës ka marrë vendimin e pritur për masat kundër koronës, pas konsultimit me kantonet lidhur me propozimet që i pati bërë javën e kaluar.
Vendimet që u morën janë këto:
Rregulli 2G në ambiente të mbyllura: Në restorante, objekte kulturore, sportive dhe të kohës së lirë, si dhe në evente në ambiente të mbyllura, do të kenë qasje vetëm personat e vaksinuar dhe të shëruar.
Detyrimi për maskë në ambiente të mbyllura: Maska duhet të mbahet në lokalet e mbyllura ku mund të konsumohet vetëm ulur. Për ngjarjet me mbi 300 persona jashtë, vazhdon të zbatohet rregulli 3G. Kompanitë dhe aktivitetet që i nënshtrohen rregullit 2G mund të përdorin vullnetarisht edhe rregullin 2G + dhe kështu të heqin dorë nga detyrimi i maskës dhe uljes për të konsumuar.
2G + në bare dhe diskoteka: Aty ku maska nuk mund të vendoset, si për shembull në provat e muzikës frymore, ose ku nuk mund të konsumohet ulur, si në disko dhe bare, lejohen vetëm ata që janë vaksinuar dhe shëruar që gjithashtu kanë rezultat negativ i testit,transmeton albinfo.ch. Personat, vaksinimi përforcues ose rikuperimi i të cilëve ka ndodhur jo më shumë se katër muaj më parë, përjashtohen nga ky test – ashtu si edhe të rinjtë deri në 16 vjeç.
Kufizimi i takimeve private: Takimet private janë të kufizuara në dhjetë persona nëse në atë mes gjendet një person mbi moshën 16 vjeç që nuk është vaksinuar ose është shëruar. Fëmijët numërohen po ashtu. Nëse të gjithë mbi moshën 16 vjeç janë vaksinuar ose janë shëruar, ekziston një kufi i sipërm prej 30 personash. Në ambientet e jashtme ekziston ende kufiri i sipërm prej 50 personash.
Detyrimi i punës nga shtëpia (Home Office): Këshilli Federal po rifut detyrimin e punës nga shtëpia. Nëse është e nevojshme të punohet në terren, kërkohet ende maskë në dhomat ku qëndrojnë më shumë se një person.
Detyrimi për maskë në nivelin e mesëm shkollor II: Kërkesa për maskë është e detyrueshme në gjimnazet dhe shkollat e tjera të mesme. Këshilli Federal gjithashtu rekomandon urgjentisht që kantonet të vendosin detyrimin për maska në nivelet më të ulëta dhe ta testojnë atë në mënyrë të përsëritur.
Masat zbatohen nga e hëna, 20 dhjetor dhe janë të kufizuara deri më 24 janar 2022, përcjell albinfo.ch. Synimi i Këshillit Federal është të mbrojë sa më mirë strukturat spitalore nga ngarkesa edhe më e madhe dhe t’u mundësojë të gjithëve akses në kujdesin intensiv