Të dielën përfundoi Kampionati Botëror i futbollit me Argjentinën që u kurorëzua si më e mira në botë pasi mposhti Francën pas ekzekutimit të penalltive.
Përtej prestigjit që ofron pjesëmarrja në këtë kampionat, kombëtaret marrin edhe përfitime monetare që ndahen sipas suksesit të arritur.
Argjentina merr më shumë para nga çdo ekip, por nuk merr shumicën e parave që ndahen.
Sa fiton secili ekip varet nga mënyra se si ata e përfunduan turneun, plus një shtesë prej 1.5 milionë dollarësh që ndahen për secilin për kostot e përgatitjes.
Pavarësisht humbjes në finale, Franca merr 30 milionë dollarë. Vendi i tretë Kroacia merr 27 milionë dollarë dhe i katërti Maroku merr 25 milionë dollarë.
Ja sa merr çdo skuadër për Kupën e Botës 2022:
Kampionët (Argjentinë): 42 milionë dollarë
Nënkampioni (Francë): 30 milionë dollarë
Vendi i tretë: (Kroaci): 27 milionë dollarë
Vendi i katërt: (Maroku): 25 milionë dollarë
Vendi 5-8 (Holandë, Brazil, Portugali dhe Angli): 17 milionë dollarë secila
Vendi 9-16 (SHBA, Australia, Polonia, Senegali, Japonia, Koreja e Jugut, Spanja dhe Zvicra): 14 milionë dollarë secila
Ekipet e fazës së grupeve (Ekuadori, Katari, Irani, Uellsi, Meksika, Arabia Saudite, Tunizia, Danimarka, Gjermania, Kosta Rika, Belgjika, Kanadaja, Kameruni, Serbia, Uruguai dhe Gana): 9 milionë dollarë secila.