
Gjatë këtij viti është rritur numri i qytetarëve të infektuar me COVID-19 në Kosovë.
Kësisoj është rritur edhe numri i rasteve aktive me këtë virus.
Aktualisht 14 mijë e 639 raste janë aktive me COVID-19 në vend.
Kështu është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë.
Komuna me më së shumti raste aktive është ajo e Prishtinës me 3 mijë e 51 raste, pastaj e Pejës me 1 mijë e 192 raste, e Gjilanit me 969 raste, e Prizrenit me 929 raste dhe Ferizajt me 884 raste.