Federata e Futbollit të Kosovës edhe zyrtarisht sot është licencuar nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.
IndeksOnline ka siguruar dokumentin ku thuhet se vetëm 22 i kanë plotësuar kriteret për licencim dhe mund të shfrytëzojnë të drejtën e sponzorizimit.
Sipas dokumentit të siguruar nga IndeksOnline, shihen tetë klube që nuk i kanë plotësuar kriteret për licencim, në mesin e tyre janë edhe katër klube nga Superliga e Kosovës.
Klubet të cilat nuk i kanë përmbushur kriteteret për licencim janë: Vushtrria, Liria, Istogu, Ferizaji, Drenica, Gjilani, , Malisheva dhe Vllaznia.
Sipas dokumentit klubet kanë afat 90 ditë për të plotësuar kushtet e tjera, dhe nëse klubet nuk i përmbushin detyrimet brenda 90 ditëve, FFK-ja do të përjashtojë ato klube si dhe FFK-së, do ti revokohet licencimi