Janë mbyllur para pak çastesh ndeshjet e kupës së Kosovës.Pesë skuadrat e fundit kanë siguruar kualifikimin tutje, për t’i kompletuar emrat e 16 ekipeve që do të luajnë në fazën e ardhshme, përcjell GazetaBlic.Të gjitha skuadrat e Superligës kanë arritur të shënojnë fitore, duke mos lejuar befasi nga ato të një e më shumë divisioneve më poshtë.
Drita, Trepça’89, Drenica, Feronikeli e Arbëria janë kualifikuar, pas fitoreve ndaj Trepçës’, respektivisht Vëllaznimit, Vushtrrisë, Prizrenit e Ramiz Sadikut.Pas ndeshjeve të sotme janë mësuar 16 skuadrat e plota që janë kualifikuar tutje në Kupën e Kosovës.Gjilani, Ferizaj, Ulpiana, Dukagjini, 2 Korriku, Prishtina, Ballkani, A&N, Flamurtari, Istogu, Llapi, Drita, Arbëria, Feronikeli, Trepça ’89 dhe Drenica janë 16 skuadrat të cilat janë kualifikuar për rundin e ardhshëm.