KEDS ka njoftuar qytetarët se gjatë dy ditëve të ardhshme do të ketë ndërprerje të rrymës elektrike në Pejë dhe Prishtinë, shkruan Gazeta Sinjali.
Sipas njoftimit, këto ndërprerje të rrymës elektrike do të bëhen për shkak të punimeve në rrjet.
Ndërprerja më e gjatë do të jetë deri në 12 orë në Matiçan.
Njoftimi i plotë:
29.12.2020
Punime të domosdoshme për siguri të sistemit
Pejë
1.TS 110/10kV Klina do të ndërprehet:
Dalja 10kV Dresniku (Kodi: 52000007) prej orës 09:00 deri në ora 11:00
Vendet: Klinë, Dresnik, Dollc dhe Gremnikë.
Arsyeja: Ndërrimi urgjent i ndërprerësit të tensionit të ulët në TS Ambulanca.
30.12.2020
Punime të domosdoshme për siguri të sistemit
Prishtinë
1.TS 110/10(20)kV Prishtina 5 do të ndërprehet:
TS.10/04 kV Kodra e Trimave – 12 (Kodi: 13000016034) prej orës 10:00 deri në ora 11:00
Vendet: rr.Vlora, rr.Rugova dhe rr.Xhevat Begolli.
Arsyeja: Vendosja e grupeve matëse pas ndërrimit të transformatorit.
30.12.2020
Punime në projekte investive
Prishtinë
1.NS 35/10 kV Parku i Biznesit do të ndërprehet:
TS 10/04 kV Komoran te shkolla (kodi: 16023007101) prej orës 08:00 – 17:00
Vendet: Komoran te shkolla.
Arsyeja: Shkyçja e konsumatorëve nga rrjeti i vjetër dhe rikyçja në rrjetin e ri nëntokësor.
2.TS 220/35/10(20)kV Podujeva do të ndërprehet:
Dalja 10 kV Ballovc (Kodi: 14000008) prej orës 09:00 deri në ora 14:00
Vendet: Surkish, Lladofc, Sfeqël, Dumosh, Shajkovc, Surdull, Herticë, Drazhnje, Rakenicë dhe Turuqicë.
Arsyeja: Ndërrimi i ndarësit dhe demontimi i rrjetit të vjetër.
3.TS 35/10kV Batllava do të ndërprehet:
Dalja 10 kV Batllava (Kodi: 14015001) prej orës 08:00 – 09:00 si dhe 14:00-16:00
Vendet: Batllava, Gërdovci, Bellopoja dhe Lluga.
Arsyeja: Energjizimi i LP të ri si dhe demontimi i trafostacionit ekzistues.
4.TS 220/35/10kV Drenas do të ndërprehet:
TS 10/04 kV Gllobari 2 (Kodi: 16100028) prej orës 09:00 deri në ora 11:00
Vendet: Gllobar dhe Tërrstenik.
Arsyeja: Energjizimi i trafostacionit.
5.TS 110/10(20)kV Prishtina 7 do të ndërprehet:
Dalja 10 kV J11 Matiçani (Kodi: 19000041) prej orës 09:00 deri në ora 21:00
Vendet: TS Mati 1, 2, 3, 4, Zllatar dhe TS Rezervuari 4.
Arsyeja: Realizimi i lidhëseve dhe energjizimi i trafos së re