Këta janë kandidatët nga VV, PDK e LDK që u votuan më së shumti nga diaspora në ambasada e konsullata

Numërimi i votave të diasporës që votuan në ambasada e konsullata, po shkon drejt fundit. Sipas përditësimit të fundit të bërë mëngjesin e 28 shkurtit, deri më tani janë numëruar 93.02 për qind e votave.

Nga Lëvizja Vetëvendosje, e cila prin me 80.75 për qind apo 10.898 vota, dy më të votuarit janë Albin Kurti e Glauk Konjufca.

Nga PDK e cila renditet e dyta me 7.48 përqind apo 1.010 vota, dy më të votuarit janë Bedri Hamza e Memli Krasniqi.

Ndërkaq nga LDK, e cila momentalisht ka vetëm katër vota më pak se PDK, pra 7.45 përqind, dy kandidatët më të votuar janë Lumir Abdixhiku e Hykmete Bajrami.