Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj pas takimit me liderin e LDK-së Isa Mustafa dhe kandidatin për kryeministër, Avdullah Hotin ka njoftuar se është nënshkruar marrëveshja e koalicionit në mes të LDK-se dhe kësaj partie.
Haradinaj ka treguar edhe emrat e ministrave nga kjo parti,
Këta janë emrat:
“Zëvendëskryeminstër i parë është Besnik Tahiri pastaj ministre e Jashtme, Meliza Haradinaj Stublla, Ministër i Drejtësisë Selim Selimi, Ministër i Zhvillimit Ekonomik, Blerim Kuçi dhe Ministër i Arsimit është profesor Ramë Lika”, ka konfirmuar Haradinaj./Gazeta inFokus/