Dy persona janë plagosur në një lokal mbrëmë rreth mesnate në Gjakovë.
Burime të IndeksOnline bëjnë me dije se të plagosur kanë mbetur Driton dhe Jeton Stublla. Ndërsa i dyshuari për këtë rast është Shkelzen Ahmeti, i cili ndodhet në arrati dhe është në kërkim nga Policia e Kosovës.
Për këtë rast janë deklaruar edhe nga Policia e Kosovës. Zëdhënësi Sheremet Elezaj, ka bërë me dije se i dyshuari është në kërkim.
“Policia menjëherë ju ka përgjigjur rastit dhe viktimave ju është ofruar trajtim mjekësor. Nga informatat e para të pranuara, gjendja e tyre shëndetësore është stabile. Aktualisht jemi duke kryer procedurat e nevojshme hetimore në drejtim të zbardhjes së rastit dhe kapjen e të dyshuarit. Në konsultim me prokurorin e shtetit është iniciuar rast “vrasje në tentativë” dhe “mbajtje në pronësi , kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, tha ai.