Një vrasje e katërfishtë ka ndodhur në fshatin Pozheran të Komunës së Vitisë, ku dyshohet se një burrë vrau gruan dhe dy djemtë e tij.
Sipas informatave fillestare, dyshohet se personi me inicialet F.Z., me armë zjarri ka privuar nga jeta bashkëshorten e tij, të ndjerën M.Z. dhe dy fëmijët e tij, të ndjerët H.Z. dhe A.Z., ndërsa në fund ka kryer vetëvrasje.
Në foton e mëposhtme mund t’i shihni se kush janë dy djemtë e vrarë.
E njëjta familje kishte ardhë nga Zvicra për t’i kaluar pushimet në Kosovë.