Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Partia Demokratike e Kosovës sot kanë firmosur koalicionin bashkëqeverisës komunal për Pejën.
Me marrëveshjen e arritur në mes të Gazmend Muhaxherit – kryetar i komunës së Pejës dhe i LDK-së në këtë komunë dhe Xhavit Halitit – kryetar i PDK-së në Pejë, dhjetë drejtori i takojnë LDK-së dhe katër PDK-së.
‘RADIO 1’ nga burime të veta të konfirmuara brenda partnerëve të koalicionit, ka siguruar emrat e Drejtorëve të rinjë të PDK-së. Në emërimet e reja, asnjë prej drejtorëve të gjertanishëm, nuk i është dhënë bekimi për rimandatim nga ana e degës së PDK-së.
Nasret Hajrizi – Drejtor i Zhvillimit Ekonomik,
Arta Vokshi Nallbani – Drejtoreshë e Urbanizmit dhe Mbrojtjes së Mjedisit,
Gëzim Gashi – Drejtor për Emergjencë, Mbrojtje dhe Shpëtim,
Agron Haliti – Drejtor i Inspektoratit,
Gjatë ditës, kreu i PDK-së në Pejë Xhavit Haliti, në një deklarim për ‘RADIO 1’, pas nënshkrimit të ujdisë me Gazmend Muhaxherin, ka folur edhe për çështjen drejtorive që do ti takojnë PDK-së dhe emërimeve të drejtorëve nga ky subjekt, e ku mes tjerash u shprehë se çështja e Drejtorëve shumë herë konceptohet gabimisht nga ata që janë, ose ishin drejtor.
“ Pra duhet ditur, kuptuar se emërimet janë fuqizim politik dhe dhënje e shansit për fuqizim dhe jo për pasurim. Drejtorët e PDK-së nëpër drejtoritë komunale të Pejës, e ku violinë e parë është Gaz Muhaxheri, do të jenë në shërbim të qytetarëve dhe në shërbim të ruajtjes së emrit personal të tyre dhe domosdo larg angazhimt klientelist.”-tha Haliti