Ministri i Shëndetësisë Rifat Latifi kur ka ardhur në këtë pozitë, e ka gjetur kabinetin me staf të përgjysmuar për shkak të dorëheqjes së disa prej ish-bashkëpunëtorëve të ish-ministrit Arben Vitia.
Që nga emërimi i tij në këtë pozitë, Latifi ka angazhuar dy bashkëpunëtorë në kabinetin e tij,
Shef i kabinetit të ministrit është emëruar Kujtim Salihu, kurse Anton Shllaku është emëruar në pozitën e Këshilltarit politik.
Shllaku duket se njihet me Latifin edhe më parë, pasi i njëjti e kishte shoqëruar atë gjatë një vizite tek kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj në maj të vitit të kaluar.
Ndryshe Shllaku ka udhëhequr Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Klinë.