Këta janë 26 futbollistët e ftuar nga Kosova, befasi në listë

Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës në futboll, Alain Giresse e ka bërë publike listën e futbollistëve të ftuar për dy ndeshjet e këtij muaji.

Për dy ndeshjet e shtatorit, trajneri francez Giresse ka ftuar 26 futbollistë, të cilët do t’i ketë në dispozicion për duelet, me Irlandën e Veriut, më 24 shtator në Belfast dhe me Qipron, më 27 shtator në Prishtinë.

Këto dy ndeshje janë të fundit në kuadër të ciklit të sivjetëm, të Ligës së Kombeve.

Stërvitja e parë e dardanëve zhvillohet të hënën, më 19 shtator, nga ora 19:00, në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Ndërkaq, përzgjedhësi Alain Giresse do të paraqitet në konferencë për media, të martën, në orën 13:00.