Ka nisur edhe zyrtarisht aventura e edicionit të tretë të Big Brother Vip Kosova.
Banorja e parë ishte këngëtarja Rovena Stefa, ku hyrjen e bëri me këngën ikonë të saj “Bini o ju tupana”.
Latino-kosovari, Kevin Edmond, ishte banori i dytë i shtëpisë më të famshme në Kosovë.
Modelja shqiptare e cila jeton dhe vepron në Norvegji, Diana, ishte banorja e tretë që hyn në shtëpinë më të famshme në Kosovë.
Banori i katërt ishte aktori shqiptar Besforti Daka.
Bay T, është banorja e pestë e radhës që futet brenda shtëpisë më të famshme të të gjithë shqiptarëve kudo ndodhen. 24 vjeçarja vjen nga qyteti i Mitrovicës
Banori i gjashtë i shtëpisë më të famshme është gazetari Vullnet Krasniqi.
Banorja e shtatë që i bashkohet BBVK3, ishte aktorja Sara Kolami, e cila në klipin e saj u prezantua si një stjuardesë, gjersa në skenë u shfaq me mjaftë elegancë, ku u krahasua edhe si një ‘Marilyn Monroe’ shqiptare.
Banori i tetë u bë Leonardo Gashi, ai tregoi se është lind e rritë në Gjermani, teksa nga Kosova është prishtinali.
Burim Vatovci u bë banori i nëntë që i bashkohet BBVK3, me të cilat synon që të arrij sa më larg në këtë edicion.
Tutje Lejla, ishte banorja e dhjetë e këtij edicioni.
Ndryshe nga banorët e tjerë, Drilon Rama është me profesion boksier që bëhet banori i 11-të i këtij kasti.
Humoristi i ‘Portokallisë’ Rrezart Veleshnja bëhet konkurenti i 12-të i shtëpisë më të madhe në vend.
Ndërkaq pas tij u futen: Arioni, Xheneta, Aria, Gjesti, Gresa, Mevlani, Ana dhe Drenusha Latifi.