14 persona janë arrestuar pas aksionit të sotëm të Policisë së Kosovës, të cilët me urdhër të Prokurorisë Themelore të Ferizajt kanë zhvilluar një operacion në kuadër të hetimeve lidhur me rastin “Brezovica”.
Gjatë këtij aksioni janë kontrolluar dhe bastisur një numër i madh i auto salloneve, shtëpive dhe lokaleve përcjellëse në lokacione të ndryshme, konkretisht në qytetin e Prishtinës, Ferizajt, Vushtrrisë, Lipjanit dhe komunës së Vitisë, njofton prokuroria.
Siç raporton Sinjali të arrestuarit janë; Shukri Haxhiu, Fadil Salihu, Kadri Gerbeshi, Bashkim Osmani, Nexhmi Abazi, Mujë Ademi, Ajvaz Muzaqi, Ardi Saraqi, Egzon Salihu, Bashkim Osmani, Ramiz Ademi, Bahri Abazi, Nexhmi Abazi dhe Shefik Zeqiri
Gazeta Insajderi ka siguruar disa nga auto sallonet që janë bastisur dhe iu janë sekuestruar dhjetëra vetura.
“Autosalloni Lipjani” ka qenë cak i këtij aksioni. Sipas burimeve të gazetës këtij salloni iu janë sekuestruar rreth 10 vetura që kapin shifra milionëshe.
Gazeta Insajderi sjell pamje ekskluzive nga veturat që u janë sekuestruar sallonit “Lipjani” që ndodhet në Çagllavicë.
Po ashtu, policia ka zbarkuar edhe tek “Auto Salloni Besa” dhe “Iliri”.
Të dyshuarit me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit të veprave penale “Fajdeja”, “Shmangia nga tatimi” dhe “Detyrimi”.
???????????????????? – Këto janë veturat milionëshe që u sekuestruan në auto sallonin “Lipjani”
Gjatë kontrollit në objektet e kontrolluara janë gjetur dhe konfiskuar: para, vetura, armë dhe dokumente të ndryshme.
Ky aksion është ndërmarr nga Prokuroria Themelore në Ferizaj në bashkëpunim me Policinë e Kosovës- Drejtorinë për Hetimin e Krimeve të Rënda, Njësinë e Hetimeve të Administratës Tatimore të Kosovës dhe Njësinë e Hetimeve të Doganës së Kosovës