Këta janë 110 kadidatët e AAK-së për deputetë

Koalicionit AAK-Nisma Socialdemokrate-Konservatorët-E30 dhe Ideal, kanë publikuar renditjen e kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 9 shkurtit.

Me 110 kandidatë për deputetë, AAK thotë se kjo listë është e përbërë nga “njerëz të devotshëm, gra e burra të dëshmuar”.

“Lista e Koalicionit AAK – Nisma Socialdemokrate – Konservatorët – E30 dhe Ideal, me njerëz të devotshëm, gra dhe burra të dëshmuar, jo vetëm në përcaktimin e tyre për Shtet e Familje por edhe me përgatitje të admirueshme profesionale, është oferta më e mirë për Kosovën”, thuhet mes tjera në njoftim.

Kjo parti thotë se me këtë listë janë të fokusuar në një përfaqësim dinjitoz.

“Me politikanë me përvojë, pjesëtarë nga shoqëria civile, njerëz të dëshmuar në udhëheqje e në sektorë jetikë për vendin, janë garanca më e fortë e përfaqësimit të zërit të qytetarit në Kuvendin e Kosovës.

Të fokusuar në cilësinë e një përfaqësimi sa më dinjitoz, gjinor, rajonal e sektorial, Lista e Koalicionit të udhëhequr nga kandidati për Kryeministër dhe bartës i listës, Ramush Haradinaj, është Listë për Kosovën Fituese”.